Shkodran Mustafi mund të transferohet në Ligën Premier gjatë afatit kalimtar të verës.
Kështu ka shkruar “Mirror”, sipas të cilës mbrojtësi shqiptar do të përfundojë në Manchester United.
Jose Mourinho e kërkon me çdo kusht Mustafin, i cili edhe pse bëri një sezon të madh me Valencian, dëshiron që të largohet nga “Mestalla”.
Kalimi i mundshëm i Mustafit te United do të bënte që në “Old Trafford” t’i kemi dy futbollistë shqiptarë, Mustafin dhe Adnan Januzajn. /Telegrafi/