Site icon Telegrafi

Jose Mourinho dhe Roma e tij shkatërrohen në Norvegji, Bodo Glimt shënon fitore të jashtëzakonshme me gjashtë gola

Bodo Glimt ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 6-1 në kuadër të Conference League.

Erik Botheim ishte yll i kësaj ndeshje, pasi shënoi tre gola dhe shtoi tre asistime, duke qenë pjesëmarrës në të gjitha golat.

Botheim hapi ndeshjen në minutën e 8-të me një gol të shënuar nga brenda zonës.

Në minutën e 20-të, norvegjezët shtuan epërsinë, duke shënuan me Pstrick Berg për 2-0.

Roma tentoi të kthehej në lojë në minutën e 28-të, kur shënoi me Carles Perez për 2-1, por që kjo ishte e gjitha se çfarë bëri.

Në fillimin e pjesës së dytë, Botheim arriti të shënojë për 3-1, duke konfirmuar formën e mirë të Bodo Glimt.

Ola Solbaken shënoi për 4-1 në minutën e 71-të.

Botheim  kompletoi het-trikun në minutën e 78-të, ndërsa dy minuta më pas me asistimin e tij shënoi edhe William Pellegrino për rezultatin përfundimtar 6-1.

Bodo Glimt është lider i grupit me 7 pikë, ndërsa Roma ka 6 pikë nga tri ndeshje.

Skuadra norvegjeze ishte kundërshtar i Prishtinës në eliminatoret e kësaj gare, ku kishte pësuar humbje në kryeqytet me rezultat 2-1, ndërsa në shtëpi fitoi 3-0 për të kaluar tutje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZhJk0-pOXdQ&ab_channel=FutbolVaqti

Exit mobile version