Edhe pse ishin të pikëlluar nga humbja ndaj Napolit, Jose Mourinho u tha lojtarëve të Romës që të bënin një foto së bashku.
Pasi Giallorossët arritën të barazonin rezultatin n 1-1 përmes Stephan El Shaaraëyt, gjërat dukeshin gjithnjë e më pozitive për skuadrën e portugezit.
Por, me pesë minuta të mbetura nga koha e rregullt, zëvendësuesi i Napolit, Giovanni Simeone shënoi golin e fitores, për të thelluar një diferencë prej 13 pikësh nga vendi i dytë në Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit, e cila ka humbur vetëm një ndeshje të ligës gjatë gjithë sezonit, po shkon drejt Scudettos së tyre të parë që nga viti 1990.
Larg ecurisë pozitive të Napolit, ishte një mbrëmje zhgënjyese për lojtarët e Mourinhos. Por, në vend që të qëndronin të heshtur në rrjetet sociale nga kjo disfatë, ‘The Special One’ vendosi t’i bashkonte lojtarët e tij për një foto në dhomën e zhveshjes.
Menjëherë pas vërshëllimes së fundit, Mourinho postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram.
“Çfarë EKIPI çfarë SHPIRT çfarë PERFORMANCE. Le të shkojmë. Shihemi të mërkurën në Olimpico”, ka shkruar ai.
Siç mund ta shihni nga fotografia më poshtë, lojtarë si Tammy Abraham, Andrea Belotti dhe portieri Rui Patricio nuk dukeshin në humor për të buzëqeshur para kamerës. /Telegrafi/