Prishtina është finalist i sivjetmë i Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtinasit vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta kanë eliminuar në gjysmëfinale skuadrën e Vushtrrisë me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Vushtrriasit kanë arritur të përmbysin rezultatin e takimit të parë, ku “Plisat” kishin triumfuar me rezultat minimal 1-0 në saje të golit të Abdul Khalid Basidit.
Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, deklaroj se Vushtrria arriti që ta krijoj vetëm një rast dhe atë e shndërroj në gol.
“Vështirësi s’mund të thamë që patëm, vështirësi është kur një skuadër krijon raste edhe i humbet ato, sepse Vushtrria një herë erdhi tek porta jonë dhe bëri gol, pastaj s’kishte probleme ngase më nuk sulmoj. Por e kam thënë që rezultati 1-0, i ndeshjes së parë na ka jep lehtësi por edhe goli i Khalid është dashur të bëhet më herët, megjithatë kështu janë këto lojë dhe kushtet janë të tilla, por edhe Vushtrrisë i uroj për lojën e bukur të treguar”.
“E para e punës, i lumtur do jem kur do përfundoj kampionati, të jem i qetë është natyra e imja jo vetëm këtu por edhe në skuadra tjera, unë shikoj punën time dhe të metat e skuadrës time”.
“Ne krijuam raste disa raste në pjesën të parë ku duhet të shënonim me rastet që patëm sidomos me Fetahajn, gjithashtu kjo nuk i takon vetëm një lojtar por edhe lojtarëve tjerë të cilët duhet të ishin me konkretizues por nuk i hedh fajin as një lojtari për këtë gjë”, deklaroj Josa për supersport.
Prishtina në këtë formë ka siguruar një vend për në finalen e madhe, ku do të ballafaqohet me Vëllaznimin që eliminoi Drenicën. /Telegrafi/