Prishtina është eliminuar nga garat evropiane pasi nuk kishte fat në ekzekutimin e penalltive.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës pësoi me rezultat 5-4 në penallti, ndërsa 180 minutat kishin përfunduar pa gola 0-0.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i njohur shqiptar Mirel Josa.
Sipas ish-trajnerit të Skënderbeut, ndeshja është dashur të përfundonte para lojës shtesë.
“Ne duhet të kishim përfunduar ndeshjen më përpara, të kishim shënuar më përpara”, deklaroi Josa.
“Unë i përgëzoj lojtarët për lojën e tyre, për rastet që krijuan”.
“Kështu e ka futbolli. Nuk mund t’iu them asgjë lojtarëve. Jam i kënaqur në përgjithësi nga loja. Unë nuk e kam quajtur kurrë të lehtë kundërshtarin. Tani vazhdojmë punën për kampionat”, u shpreh strategu shqiptar. /Telegrafi/