Telegrafi

Josa: Ne dhe Drita i shërbyem futbollit të Kosovës

Prishtina ka arritur një fitore jashtëzakonisht të madhe duke mposhtur FC Europan 5-0.

Kryeqytetasit kanë shkëlqyer në këtë takim duke mos rrezikuar dështimin në asnjë moment.

E pas kësaj fitore historike, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka folur për ndeshjen.

“Cilësia e lojës ishte më e mirë, duke marrë parasysh shumë faktorë. Nuk dua të justifikohem për ndeshjen e parë. E kam thënë që niveli i skuadrës duhet të ngritët nga java në javë”, deklaroi Josa.

“Loja e ekipit po përmirësohet nga java në javë. Skuadra ishte në lojën e vet”, shtoi strategu shqiptar.

“Ne i shërbyem futbollit të Kosovës, ashtu si edhe Drita”, u shpreh ai.

Në raundin e parë të Ligës së Evropës, Prishtina do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Fola. /Telegrafi/