Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa mendon se përballja me Vëllaznimin është sfidë e rëndësishme për skuadrën e tij.
Vëllaznimi dhe Prishtina do të ndeshen nesër pasdite në Gjakovë, në derbin e javës së 20-të.
Tekniku shqiptar kërkon që skuadra e tij të ketë një ditë të mirë, dhe sipas tij, Prishtina duhet të respektoj cilindo kundërshtar. Jose thotë se objektivi i skuadrës së tij është fitorja kundër Vëllaznimit.
“Problemi është që ne të jemi në ditë të mirë dhe iu kam thënë edhe herëve tjera që duhet respektuar çdo kundërshtar, sepse janë skuadra që kanë qëllime dhe qëllimi i tyre është mbijetesa. Kurse ne kemi qëllime tjera, është të fitojmë edhe një ndeshje të radhës siç është me Vëllaznimin”.
“E dimë që rivaliteti ndërmjet dy skuadrave ka qenë gjithmonë, por nuk do të thotë që ky rivalitet do të kondicionoj ndeshjen. Ndeshja do të kondicionohet nga kushtet në të cilat do të luhet, dhe me këtë mendoj me kushtet aktuale të ndeshjes dhe jo ato atmosferike etj, etj”, ka thënë Josa për faqen zyrtare te klubit kryeqytetas.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të zbatuar çdo gjë për t’i bërë gjërat mirë, sepse po si bëre gjërat mirë atëherë do të kesh precedent. Çdo trajner i donë të gjithë lojtarët në gjendje që të luajnë dhe në momentet që ne kemi problem me kartonët dhe Dallkun mungesë, atëherë nuk mund të themi që e kemi problem, sepse skuadra ka lojtar që duan të mundohen ta zëvendësojnë”.
“Pra, për mua është ndeshje e rëndësishme dhe e kam thënë edhe para Llapit kur të gjithë na thoshin se ndeshja me Llapin është problem, dhe nuk është problemi te ndeshja me Llapin, por problemi te vazhdimësia e një skuadre dhe këtë vazhdimësi do të shohim nga java në javë”, ka theksuar Josa.