Jorge Sampaoli është emri më i ri për stolin e Lazios.
Ish-trajneri i Kilit, fitues i Kupës së Amerikës në vitin 2015, pritet që gjatë ditës në Romë të takohet me presidentin Claudio Lotito.
Pritet që të jetë një diskutim formal për të kuptuar projektin e skuadrës së Lazios.
Lazio ende nuk ka vendosur për Simone Inzaghi i cili aktualisht është trajner.
Në garën për stolin Biancocelest është edhe Cesare Prandelli. /Telegrafi/