Telegrafi

Jorge Mendes në bisedime me Sporting Lisbonen për rikthimin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo po e kërkon me ngulm largimin nga Manchester United në këtë afat kalimtar.

Ylli portugez nuk dëshiron të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ri, andaj po kërkon largimin nga Djajtë e Kuq.

Sipas asaj që raporton The Athletic, Jorge Mendes është takuar me drejtuesit e Sporting Lisbonës për të realizuar transferimin e klientit të tij.

Lexo po ashtu Dalin prapaskenat nga Carrington: Si u prit Ronaldo dhe çfarë u tha shokëve të skuadrës pas kthimit të tij te United

Ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete, por 37-vjeçari dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo e di se Manchester United mund të rikthehet në garën më të madhe për klube në Evropë në sezonin 2023/24, por që synon të largohet si i huazuar.

Mirëpo, mbetet të shihet nëse Sporting Lisbona mund të realizojë transferimin e tij, apo do ta refuzojë si skuadrat e tjera evropiane që kanë bërë deri më tani. /Telegrafi/