Jordan Pickford ka refuzuar urdhrin e Evertonit që të vetizolohet nga coronavirusi, sidomos kur një anëtar i skuadrës ka rezultuar pozitiv.
Portieri anglez ishte i pranishëm në një mbrëmje boksi, derisa kishte qerasur veten me birra, derisa ishte paralajmëruar që nga e premtja që të vetizolohet në shtëpi.
Një anëtar i Evertonit që emri nuk i është zbuluar thuhet se është i infektuar, derisa e gjithë skuadër kishin shkuar në vetizolim.
Por, një gjë e tillë duket se nuk e ka impresionuar Pickfordin, që ka preferuar më shumë të dal dhe t’i rrezikojë personat e tjerë.
Nga ky veprim, 25-vjeçari pritet të ndëshkohet nga Evertoni, pasi urdhri ishte lëshuar të premten dhe ai ishte parë mbrëmë në një eveniment të boksit. /Telegrafi/