Jonny Evans ka nënshkruar një marrëveshje ‘afatshkurtër’ me Manchester United, u konfirmua nga klubi të martën pasdite.
Marrëveshja do t’i lejojë 35-vjeçarit të luajë në para-sezon për Djajtë e Kuq, ndërsa ai vazhdon të kërkojë një klub të ri.
Evans do të jetë pjesë e skuadrës së ndeshjes kundër skuadrës së Ligue 1, Lyon në Edinburgh të mërkurën, më 19 korrik, ndeshja e dytë e verës për Man United.
Qendërmbrojtësi, i cili luajti në 131 ndeshje në Ligën Premier për Djajtë e Kuq nga viti 2006 deri në 2015, ishte pjesë e skuadrës së Leicester Cityt që ra nga liga sezonin e kaluar.
Evans do të qëndrojë te Djajtë e Kuq deri në gjetjen e skuadrës së re, por nuk përjashtohet opsioni që ai të qëndrojë nëse e bind Erik ten Hagun. /Telegrafi/
ℹ️ Erik has named a 24-man travelling squad for tomorrow's clash with Lyon, including Jonny Evans, who has signed a short-term deal.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 18, 2023