Portieri suedez i skuadrës nga Ligue 1, Guingamp, Karl-Johan Johnsson ka goditur sulmuesin e LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic.
Ibrahimovic vendosi të pensionohet nga futbolli i luajtur me Kombëtaren Suedeze, duke mos marr pjesë në kualifikime.
Por, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit ka mburrur veten në intervistën e tij të fundit dhënë për media.
36-vjeçari ka thënë që ai pret të luajë për Suedinë në Kupën e Botës pasi Kampionati Botëror nuk ka kuptim pa të.
Por, bashkëlojtari i tij te kombëtarja, Johnsson, nuk pret që ai të ftohet pasi e ka cilësuar si individualist dhe egoist, teksa shtoi se Suedia është kualifikuar pa të.
“Nuk e di nëse do të thirret, varet nga trajneri, por ne jemi kualifikuar pa të”, ka thënë fillimisht Johnsson për Main Opposee.
“Ai është egoist, individualist si person ashtu edhe si lojtar, por ne jemi një skuadër”, përfundoi portieri suedez.
Ndryshe, Johnsson është portier rezervë i ekipit kombëtar të Suedisë që do të udhëtoj drejt Rusisë për Kampionatin Botëror. /Telegrafi/