Site icon Telegrafi

John McGinn shënoi një gol të mrekullueshëm me gërshërë kundër Austrisë dhe bën bujë në rrjetet sociale

Mesfushori i Aston Villas, John McGinn shënoi golin e mbrëmjes të enjten në ndeshjen hapëse të Skocisë në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Austrisë.

Skocia dhe Austria luajtën baras 2-2 në takimin e parë të vlefshëm për eliminatoret e “Katar 2022” në kuadër të Grupit F.

Megjithatë, vendasit ishin afër humbjes nëse në skenë nuk do të dilte mesfushori 26-vjeçar i Aston Villas, McGinn.

McGinn, i cili ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, shënoi golin e tij të tetë për skocezët të enjten mbrëma me një goditje të mrekullueshme me gërshërë.

https://twitter.com/_ross1874/status/1375203457121067014

Ky gol i mesfushorit energjik erdhi në minutën e 85-të për të rrëmbyer një pikë në Hampden Park për Skocinë.

Goli i skocezit ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, me përdoruesit e tyre që po e vlerësojnë lartë. /Telegrafi/

https://twitter.com/NCAVFC/status/1375198664336027656

Exit mobile version