Telegrafi

John mbetet në krye të golashënuesve më të mirë në Kosovë

John jashtë formës

Ka përfunduar java e 23-të në elitën e futbollit kosovar me disa befasi.

Golashënuesi më i mirë në elitë, nigeriani Oto John edhe këtë javë vazhdoi ta bëjë atë që di më së miri, të shënoj gola.

Në fitoren e Trepçës ’89, John shënoi dy gola ndaj Lirisë 2-0.

Kësisoj nigeriani ka arritur shifrën e 19 golave në elitën e futbollit kosovar.

Ndërkohë i dyti në renditje mbetet mesfushori ofensivë i Trepçës ’89, Florent Hasani që ka tundur 11 herë portën e kundërshtarëve.

Pozitën e tretë e mbanë sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj me 10 gola.

Qemajl Elshani dhe Fiton Hajdari mbajnë pozitën e katërt së bashku me nga tetë gola. /Telegrafi/

Lista e golashënuesve

Otto John – 19 gola

Florent Hasani – 11 gola

Granit Arifaj 10 gola

Qemajl Elshani 8 gola

Fiton Hajdari 8 gola

Betim Haxhimusa 7 gola

Shkumbin Salihu 7 gola

Hasan Hyseni  7 gola

Florim Berbatovci 7 gola