Telegrafi

Jogurti për erë të freskët

Në studimet e prezantuara në takimin e International Association for Dental Research, 24 persona nuk kanë ngrënë dy javë jogurt, ndërsa pastaj 6 javë – dy herë në ditë kanë ngrënë nga 85 gramë jogurt pa sheqer. Madje 80 për qind të të hulumtuarve, pas kësaj kanë pasur erë më të mirë.

Shkencëtarët konsiderojnë se jogurti e pengon ndikimin e baktereve në gjuhë, të cilat i prodhojnë substancat e sulfurit, që janë bazë e erës së keqe.

Po kështu, jogurti i zvogëlon shtresimet në gjuhë, që janë burim i erës së keqe. /Telegrafi/