Telegrafi

Jobe Bellingham ka realizuar një euro gol – me gjasë Ancelotti do ta adhurojë

Jobe Bellingham sapo ka shënuar golin e tij të parë të sezonit për Sunderlandin, dhe është një që duhet shikuar disa herë.

Vëllai më i vogël i Jude lëshoi ​​një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e lënë portierin e Derby County pa asnjë shans për ta pritur topin.

Ky gol ishte aq mahnitës, sa edhe djaloshi që mbledhë topa kishte mbetur i befasuar.

Jude Bellingham përmendi një herë se Carlo Ancelotti bëri shaka për Real Madridin që nënshkroi vëllain e gabuar pas dygolëshit të Jobe kundër Rotherham vitin e kaluar, kështu që mund të vini bast se edhe ai do ta pëlqente këtë gol.

Nuk mund të përjashtohet mundësia që të dy vëllezërit mund të luajnë së bashku te Real Madridi në të ardhmen. /Telegrafi/