Dy raste të dopingut janë regjistruar këtë vit në kampionatin italian, me Joao Pedron që ka rezultuar pozitiv në teste.
Përsëri raste dopingu në Serie A.
Këtë herë, braziliani i Cagliarit, Joao Pedro, ka rezultuar pozitiv me hidroklorotiazid (një diuretik) pas testeve në kryera nga Nado Italia në përfundim të takimit me Sassuolon më 11 shkurt.
Lojtari, i cili është njoftuar për rezultatin e analizave, është pezulluar nga gjykata kombëtare e anti-dopingut dhe pritet dënimi edhe nga FIGC.
Me Joao Pedro shkon në dy numri i lojtarëve të kategorisë më të lartë të futbollit italian që kanë rezultuar pozitivë.
Në muajin shtator rezultoi se ka përdorur substanca të ndaluara kapiteni i Beneventos, Fabio Lucioni.
Në rastin e tij, bëhej fjalë për klostebol. Ai u pezullua një vit nga të gjitha aktivitetet.
Ndryshe, Joao Pedro është lojtari kryesor dhe kapiteni i Cagliarit, ndërsa para fillimit të sezonit u kërkuar nga Interi.