Joao Felix ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid, pasi është i lodhur me trajnerin Diego Simeonë që nuk e fut në lojë.
Sulmuesi portugez u transferua nga Benfica tek Atletico Madrid për 127 milionë euro në verën e vitit 2019.
22-vjeçari kreu një nxehje të gjatë dhe në fund nuk zbriti në fushë në barazimin 0-0 ndaj Club Brugges në Ligën e Kampionëve. Simeone zgjodhi të aktivizonte belgun Alex Ëitsel në minutën e 79-të në vend të Antoine Griezmann.
Ai ishte ndërrimi i pestë për Atleticon. Faktin që nuk u preferua fare nga trajneri i tij në një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht, Joao Felix e priti shumë keq.
Ky i fundit, ndjeshëm i zemëruar, hodhi fanellën në tokë.
Marca shkruan se lojtari i kombëtares portugeze ka takuar agjentin Jorge Mendes, të cilit i ka shprehur dëshirën për t’u transferuar diku tjetër në afatin e dimrit.
Joao Felix numëron 3 asistime këtë sezon, por golin e parë ende nuk e ka gjetur. /Telegrafi/