Joao Felix pësoi lëndim të shtunën në barazimin 1-1 të Atletico Madridit ndaj Valencias në Wanda Metropolitano.
Ylli portugez ndrydhi kyçin e këmbës në përballjen e vështirë në kuadër të La Liga-së, andaj do të mungojë deri në tri javë.
Atletico Madridi ka konfirmuar se 19-vjeçari do të jetë jashtë fushe për tri javë, ndërsa do t’i humbë disa ndeshje të rëndësishme.
Felix do t’i humbet ndeshjet në ligën spanjolle dhe në Ligën e Kampionëve nga lëndimi i pësuar.
Portugezi do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Bayer Leverkusenit në garën më të madhe për klube në Evropë.
Në La Liga nuk do të luajë ndaj Athletic Bilbaos, Alaves dhe Sevillës.
Sidoqoftë, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Bayer Leverkusenit dhe ndaj Espanyolit në ligë. /Telegrafi/