Telegrafi

Joao Felix merr fanellën me Nr.7 të Antoine Griezmannit te Atletico edhe pse ky i fundit ende nuk është larguar

Joao Felix ka nënshkruar zyrtarisht me Atletico Madridin dhe talentit të madh portugez tashmë i është dorëzuar numri që e mbante Antoine Griezmann atë shtatë.

Griezmann, i cili ka shënuar 133 gola në 257 paraqitje për Atleticon, e ka zyrtarizuar largimin nga kryeqytetit spanjoll, por ende po pritet që Barcelona ta paguajë klauzolën e tij në vlerë 120 milionë euro.

Në prezantimin e tij si përforcim i Atletico, shihet që Felix do ta mbajë numrin 7 te klubi i ri.

Kjo është lëvizja e dytë e njëjtë e Atleticos që e dhuron numrin e një lojtari që e ka në skuadër, pasi njëjtë kishte bërë me Marcos Llorente që mori nr.14, që e kishte  Rodri përpara se të transferohet në Manchester City.

Lexo po ashtu Zyrtare: Joao Felix te Atletico Madridi, blerja më e shtrenjtë në histori

Mesfushori që erdhi nga Benfica për 126 milionë euro ka nënshkruar një kontratë shtatë vjeçare me klubin nga Wanda Metropolitano.

Lindur në Viseu në Portugali qendrore, Felix ishte në akademinë e famshme të Portos për shtatë vjet. /Telegrafi/