Atletico Madridit ka marrë një goditje e fortë, pasi Joao Felix ka dalë pozitiv me COVID-19.
Rezultati pozitiv i sulmuesit portugez pason atë të Mario Hermoso dhe Yannick Carrasco, të cilët të dy testuan pozitivisht të premten e kaluar, dhe ai tani do të izolohet në shtëpi në përputhje me rekomandimet e autoriteteve lokale dhe protokollin e LaLigës.
Joao Felix ishte kthyer në formacionin startues të Atleticos në dy ndeshjet e fundit, por ai tani do të duhet të shikojë përballjet e ekipit të tij kundër Celta Vigos në shtëpi.
Nuestro jugador @joaofelix70 ha dado positivo por COVID-19; se encuentra aislado y cumpliendo la cuarentena en su domicilio.
— Atlético de Madrid (@Atleti) February 3, 2021
Para takimit me Celtan, Diego Simeone e gjen veten pa treshen e lartpërmendur Hermoso, Carrasco dhe Joao Felix për shkak të COVID-19, ndërsa Kieran Trippier është i padisponueshëm për shkak të ndalimit të tij për shkeljen e rregullave të basteve.
Atletico ka qenë një nga klubet më të prekura nga coronavirusi këtë sezon, dhe madje edhe vetë Simeone ishte infektuar në fillim të edicionit.
Tani janë Joao Felix, Hermoso dhe Carrasco që e janë me coronavirus, por më parë ishin Luis Suarez, Lucas Torreira, Diego Costa, Ivo Grbic, Sime Vrsaljko dhe Angel Correa. /Telegrafi/