Site icon Telegrafi

Jo vetëm Spinazzola, çuditërisht te Italia u lëndua edhe ndihmësi i Mancinit

Ndihmës trajneri i Italisë kishte nevojë për trajtim mjekësor në stol gjatë fitores së tyre dramatike ndaj Belgjikës mbrëmë.

Një anëtar i stafit të Roberto Mancinit pësoi lëndime në fytyrën e tij në Allianz Arena në Mynih.

Kamerat arritën të kapin atë duke marrë ndihmën mjekësore nga stafi, pasi kishte pësuar lëndime në fytyrë.

Ironikisht, kur trajneri ishte i fokusuar nga kamerat në minutën e 78-të, ylli i Italisë Leonardo Spinazzola ishte gjithashtu i lënduar.

Mbrojtësi i majtë, një nga interpretuesit më të shquar të Azzurrëve në këtë turne, lëndoi tendinën e Akilit në një duel në sfidën ndaj Belgjikës.

Spinazzola i Romës ishte në lot ndërsa rrinte në fushë i shtrirë, për t’u larguar më pas me një barelë.

Kujtojmë se Italia fitoi 2-1 ndaj belgëve, për të kaluar në gjysmëfinale, aty ku do të takohet me Spanjën që eliminoi Zvicrën përmes penalltive. /Telegrafi/

Exit mobile version