Telegrafi

Jo vetëm Pellegrinin, Roma arrin marrëveshje për t’i blinduar edhe dy yje të tjerë të mesfushës

Roma ka arritur ta blindojë kapitenin e saj Lorenzo Pellegrinin me një kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2026.

Giallorosët kësisoj kanë blinduar kapitenin e tyre dhe nuk i kanë vendosur fare klauzolë, pasi qëllimi është për ta mbajtur për një kohë të gjatë në skuadër.

Por pas mesfushorit italian, dy vazhdime të tjera të kontrateve priten të ndodhin në kampin e verdhekuqve.

Drejtuesit e Romës kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me francezin Jordan Veretout që është njëri nga më të rëndësishmit e kontratës.

Veretout pritet të qëndrojë te Roma deri në verën e vitit 2025.

Ndërkohë Roma ka arritur marrëveshje edhe për vazhdimin e kontratës me talentin e saj Ebrima Darboe deri në verën e vitit 2026.

Talenti nga Gambia ka bindur Jose Mourinhon me potencialin që ka dhe do të mbetet edhe për një kohë të gjatë te Roma.

Marrëveshjet në parim janë me dy lojtarët, derisa zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/