Site icon Telegrafi

Jo vetëm Davies, një tjetër titullar i Bayernit do të mungoj përballë Interit

Bayern Munich ka marrë goditje të rëndë nga ndeshjet e Kombëtareve në muajin mars.

Gjiganti gjerman ka humbur shërbimet e mbrojtësit të majtë Alphonso Davies i cili ka mbyllur sezonin.

Përveç anësorit te Bayerni do të mungojë për disa javë edhe qendërmbrojtësi Dayot Upamecano i cili pësoi lëndim me Kombëtaren e Francës.

Do të thotë se dyshja e mbrojtjes së bavarezëve nuk do të jenë në gjendje të luajnë ndaj Interit.

“Për fat të keq, gjatë pushimeve ndërkombëtare ekziston gjithmonë rreziku që lojtarët të kthehen të lënduar, këtë herë na ka goditur veçanërisht rëndë. Mungesa e Alphonso Davies dhe Dayot Upamecano janë një goditje e fortë për Bayernit”, ka thënë Max Eberl, drejtori sportiv i Bayernit.

Davies do t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm dhe nuk dihet se sa muaj do të qëndrojë jashtë fushave të blerta. /Telegrafi/

Exit mobile version