Telegrafi

Jo vetëm bukuria i josh meshkujt

Femrat mundohen të zbukurohen dhe të qëndrojnë në formë ashtu që të joshin gjininë e kundërt. Gjykuar në bazë të një studimi më të ri, ky veprim i tyre është i mirë, sepse meshkujt joshen nga femrat që e mbajnë veten.

Është interesante se meshkujt nuk e shikojnë vetëm bukurinë e femrës, porse analizojnë shumë më thellë dukjen e tyre. Ata mendojnë se femrat që duken bukur kujdesen më shumë për veten dhe për shëndetin e tyre, dhe këtë e konsiderojnë tërheqëse.

Femra që kujdeset për veten shfaq vetëbesim, përgjegjësi dhe stabilitet, ndërsa kjo iu pëlqen meshkujve, sepse sipas tyre, femra e këtillë do të kujdesej edhe për ta.

Kjo tregon se meshkujt nuk joshen vetëm nga bukuria sipërfaqësore e femrës, porse kanë arsye më të thella. /Telegrafi/