Edon Zhegrova bëri një paraqitje fantastike në miqësoren kundër Espanyolit, edhe pse skuadra e tij Lille humbi me rezultat 2:0.
Reprezentuesi i Kosovës tregoi edhe një herë se është një lojtar cilësor me driblimet e tij dhe vështirë të ndalet nga kundërshtarët.
Ai në një nga aksionet i shpartalloi lojtarët e ekipit spanjoll, që nuk e prisnin një lëvizje të tij – duke i zënë në befasi derisa ishin në kundërsulm.
Jo një, as dy, e as tre – por katër mbrojtës të Espanyolit tentuan ta stoponin Zhegrovën, por e kishin të pamundur.
Atë e ndaluan duke e rrëzuar afër zonën së rreptësisë, por q; lojtari shqiptar tregoi se është një diamant për klubin francez.
Lille pësoi humbje 2-0 ndaj Espanyolit, por që paraqitja e Zhegrovës ishte për t’u duartrokitur. /Telegrafi/
Edon Zhegrova 🇽🇰 goes for a run! 🔥 pic.twitter.com/klmrZhpSG9
— R.D. Football Scout (@RdScouting) July 24, 2022