Telegrafi

Jo më shumë se një gotë verë

Në fillim alkooli të fal një ndjesi qetësie dhe çlodhjeje, por ky është vetëm një iluzion. Alkooli shndërrohet dhe eliminohet nga organizmi në shumë pak kohë dhe efekti i tij qetësues mbaron brenda pak orëve. Kur mbaron veprimi qetësues, shfaqet fenomeni i kundërt. Gjatë natës do të zgjoheni shpesh dhe do të keni një gjumë të trazuar.

Konsumi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë edhe djersitje, një shtim të rrahjeve të zemrës, dhimbje koke dhe makthe.

Pijet alkoolike pas darke mund të shkaktojnë edhe një lëshim të rrugëve ajrore të sipërme (hunda, goja dhe fyti), duke shtuar gërhitjen. /Telegrafi/