Telegrafi

Jo më shumë se dy punë përnjëherë

"Në përgjithësi, njerëzit janë në gjendje për të kryer dy detyra në të njëjtën kohë, dhe këtë e bëjnë mirë. Por kryerja e më shumë se dy punëve në një kohë është më sfiduese e më pak efikase".

Një studim i ri tregon se kur njeriu bën dy punë përnjëherë, truri bën një ndarje të natyrshme të punës. Shumë punë njëherësh sot shikohet si gjë e zakonshme. Shpesh, njerëzve u kërkohet të bëjnë sa më shumë që të jetë e mundur brenda një periudhe të caktuar kohe dhe kjo i shtyn ata të bëjnë shumë punë njëherësh.

Gjatë një studimi në Francë, ekspertët kanë vërejtur se kur njerëzit bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë, gjysma e trurit përqendrohet në një detyrë, ndërsa gjysma tjetër ia kushton veten punës tjetër.

Shkencëtarët përdorën Rezonancën Magnetike (MRI) për të vëzhguar veprimtarinë e trurit të pjesëmarrësve në studim. Kur personat ishin duke kryer një detyrë, të dy anët e truri punonin së bashku. Por kur pjesëmarrësve iu kërkua për të bërë dy gjëra në të njëjtën kohë, aktiviteti i trurit u nda; gjysma u aktivizua për një detyrë, ndërsa gjysma tjetër e trurit merrej me detyrën tjetër.

Në përgjithësi, njerëzit janë në gjendje për të kryer dy detyra në të njëjtën kohë, dhe këtë e bëjnë mirë. Por kryerja e më shumë se dy punëve në një kohë është më sfiduese e më pak efikase, thuhet në studim. /VoA/Telegrafi/