Site icon Telegrafi

JO, FAQET E PARA TË GAZETAVE S’I LEXOJ

Poezi nga: Musa Ramadani

Brenga mendjen n’marimangë ma pështolli
Tmerri zemrën n’fole minjsh ma shndërroi

Faqet e para të gazetave
Kurr më s’i lexoj

E rëndë është ajo peshë fjalësh
Si shi plumbi n’shpirt m’rigojnë

I kam lutur sytë që fjalën
Luftë të mos e venerojnë

I kam bindur veshët që fjalën
Mordje kurrë t’mos e dëgjojnë

E kam urdhëruar gojën që fjalën
Gjak përjetë të mos e shqiptojnë

Se e rëndë është pesha e fjalëve
Si shi plumbi n’shpirt m’rigojnë

Dëgjomëni ç’ju them
Unë faqet e para të gazetave
Jo, nuk i lexoj kurrë më !

Gjersa njerëzit në bisha shndërruar
Shekullin e zjarrit s’do e kenë shëruar

Exit mobile version