Roma po reagon shpejt për ta gjetur zëvendësuesin e të larguarit Daniele De Rossi.
Legjenda italiane e Romës u shkarkua mëngjesin e ditës së sotme me efekt të menjëhershëm pas nisjes së dobët të kampionatit.
Edhe pse flitej për Massimiliano Allegrin e Thomas Tuchel, drejtimin e Romës pritet ta marrë trajneri kroat Ivan Juric.
Trajneri kroat tanimë ka zbarkuar në kryeqytetin italian dhe do të ulet për të biseduar me drejtuesit e Romës.
49-vjeçari ka punuar viteve të fundit në Serie A, derisa ka drejtuar skuadrat si Genoa, Hellas Verona dhe Torino.
Mediat italiane kanë raportuar se gjatë ditës së sotme Roma pritet ta zyrtarizojë afrimin e trajnerit kroat. /Telegrafi/