“Unë jam rinore dhe e përjetshme në çdo moshë”. Ky është pohimi që Jennifer Lopez i thotë vetes çdo mëngjes, dhe është gjithashtu slogani i linjës së saj për kujdesin e lëkurës.
Kanë kaluar disa muaj që kur ylli flet për markën e saj, por pritja përfundimisht përfundoi, dhe ne mësuam gjithçka në lidhje me markën e parashikuar – nga data e lëshimit te detajet e produktit – direkt nga vetë JLo.
Sipas saj, këto produkte kanë qenë tash e 20 vite në proces “Është gjëja që njerëzit kërkuan nga unë”, i tha Lopez një grupi të vogël të redaktorëve të bukurisë gjatë një ngjarjeje shtypi virtuale. “Pyetja numër një, pavarësisht se ku shkova, nëse isha duke promovuar një film apo muzikë, ishte: “Çfarë po bën për lëkurën tënde?”. Ndërsa bëhesha më e vjetër, pyetja vinte edhe më shpesh”.
Tani, të gjitha ato pyetje më në fund kanë një përgjigje: një linjë me tetë produkte që fillon më 1 janar 2021 në jlobeauty.com, e më pas edhe në Sephora dhe Amazon më 14 janar 2021.
Por, JLo tashmë i ka lansuar produktet e saj për t’i parë, ato i gjeni më poshtë:
Serumi
Maska me serum
Kremi
Hidratues me faktor mbrojtës nga dielli
Kremi i syve
Larsi
Produkt me shumë përdorime që përdor pigmente minerale për të dhënë shkëlqim
Suplement me vitaminë E
/Telegrafi/