Site icon Telegrafi

Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Manchester United raportohet so do t’ia katërfishojë pagën mesfushorit Kobbie Mainoo me kontratën e re që do t’i dhurohet pas triumfit të klubit në FA Cup.

Të besuarit e Erik Ten Hag dhuruan një paraqitje spekakolare për të mposhtur kampionin në fuqi Manchester Cityn me rezultat 2-1 në finalen e cila u luajt në ‘Wembley’ gjatë këtij muaji.

Mainoo, i cili ka mbushur 19 vite këtë vit, kishte shënuar golin e dytë për ‘Djajtë e Kuq’ në pjesën e dytë, duke finalizuar me sukses një aksion të bukur.

Ai ishte vetëm njëri nga lojtarët që përfituan nga mundësia që Ten Hag iu dhuroi lojtarëve të rinj për të luajtur, ndërsa edhe kolegu i tij Alejandro Garnacho po ashtu lojtar i akademisë së United, ishte në listën e golashënuesve.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Jadon Sancho refuzoi t’i kërkojë falje Ten Hagut

Sipas një raportimi nga Daily Star, Mainoo është pajtuar në parim për një marrëveshje të re sipas së cilës do të përfitojë 80 mijë euro në javë në ‘Old Trafford’, katërfish më shumë se paga aktuale.

Kjo ofertë thuhet se i është bërë si pasojë e formës së tij fantastike këtë sezon, pasi drejtuesit e United janë të etur për të larguar interesimin e klubeve të tjera.

Mainoo nuk e ka nënshkruar kontratën e re ende, pasi ai dëshiron që të fokusohet tërësisht tek Euro 2024 me Anglinë këtë verë./Telegrafi/

Exit mobile version