Site icon Telegrafi

Jim Ratcliffe planifikon rrënimin e “Old Trafford” pas blerjes së 25 për qind të aksioneve të klubit

Jim Ratcliffe ka ardhur me një mision të qartë tek Manchester United. Personat përgjegjës për rinovimin e stadiumit, i kanë sugjeruar pronarit të ri që ose ta prishë stadiumin ose ta rindërtojë atë.

Ratcliffe tashmë zotëron 25 për qind të aksioneve të Manchester United dhe pasi u konfirmua edhe zyrarisht kjo gjë, ai ka disa detyra për të bërë, me theks të veçantë tek stadiumi

 The Telegraph ka raportuar se ata që janë përgjegjës për projektin e rizhvillimit të stadiumit i kanë kërkuar Ratcliffe dhe Glazers që ta prishin atë dhe të ndërtojnë një stadium të ri.

“Ne kemi bërë punën dhe kemi ndërmarrë të gjitha hapat për të parë opsionet e fizibilitetit, versionet e shumta të rinovimit të mundshëm të Old Trafford dhe gjithashtu se si mund të duket një ndërtim i ri , të gjitha të fokusuara në mënyrën se si mund të krijojmë një përvojë fantastike për tifozët”, ka thënë Chris Lee, shefi ekzekutiv i Populus.

Lexo po ashtu Sir Jim Ratcliffe harton një strategji të re të transferimeve tek Man Unitedi

Ratcliffe kishte premtuar më parë se do të investojë plotë 273 milionë euro për të modernizuar infrastrukturën e klubit, duke përfshirë këtu edhe “Old Trafford”.

“Ndërtesa po i afrohet fundit të saj. Kabllot, furnizimi me energji elektrike, gjithçka është vjetërsuar. Ambientet e brendshme janë shumë të ngushta. Do të thoja se rinovimi nuk do të bëhej jo vetëm për të ruajtur pozicionin e klubit, por thjesht për ta bërë atë më funksional për tifozët”, shtoi Lee.

Raporti thotë tutje që burimet pranë Ratcliffe kanë bërë të ditur që duhet një analizë shumë e detajuar për të parë se çfarë me të vërtetë duhet të ndryshohet në “Old Trafford” dhe mbi këtë buxheti mund të shënojë rritje në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version