Sir Jim Ratcliffe raportohet se ka marrë një vendim drastik për t’iu shmangur ndalimit të pjesëmarrjës për Manchester United në Ligën e Evropës.
United u kualifikua në Ligën e Evropës pasi mposhti fqinjin Manchester City në finale të FA Cup muajin e kaluar, por vendi i tyre në këtë garë nuk është garantuar ende.
Kjo për shkak se aksionarët e Unitedit, INEOS – të cilët kanë blerë 27.7 për qind të aksioneve të klubit më herët gjatë këtij viti, kanë po ashtu në pronësi ekipin francez Nice.
Klubi francez po ashtu është kualifikuar në Ligën e Evropës, por rregullat e UEFA-s i parandalojnë klubet me të njëjtin pronar që të luajnë në të njëjtën garë.
Sipas Independent, shefi i INEOS, Ratcliffe ka vendosur që ta zgjidhë këtë problem duke e shitur klubin Nice.
Pritshmëritë janë që United dhe Nice do të lejohen nga UEFA që të konkurrojnë të dyja në Ligën e Evropës.
Një tjetër faktor i marrjes së këtij vendimi është se Ratcliffe dëshiron që të fokusohet për rolin e tij në “Old Trafford”, pasi tashmë ka arritur të gjitha objektivat me klubin e tij të fëmijërisë Nice./Telegrafi/