Telegrafi

Jeta po zgjatet gjithnjë e më shumë

Studimi u krye nga ekspertë në Danimarkë. Ata morën në shqyrtim mundësinë e jetëgjatësisë dhe cilësinë së jetës së brezave të ardhshëm.

Jetëgjatësia në vendet e pasura në shekullin e kaluar u rrit deri 30 vjet. Hulumtimi i ri tregon se edhe nëse kushtet aktuale shëndetësore qëndrojnë të njëjta , 75 për qind e fëmijëve të lindur sot pritet të kenë një jetëgjatësi prej 75 vjetësh.

Në qoftë se jetëgjatësia vazhdon të rritet me ritmet e tanishme, fëmija e lindur sot do të ketë 50% shans të bëhet 100 vjeç. Ky është një ndryshim i dukshëm nëse kihet parasysh se personat e lindur në vitin 1930 kishin 50% gjasa që të mbushnin 77 vjet.

Ndërsa popullsia në rritje e moshuar mund të paraqesë ngarkesa të reja financiare, shkencëtarët thonë se sa më gjatë njerëzit jetojnë aq më të shëndetshëm janë. Prirjet tregojnë se të moshuarit e shëndetshëm zgjedhin të punojnë përtej moshës së pensionit dhe kjo pjesërisht lehtëson barrën financiare të programeve shoqërore e të pensioneve. /VoA/