Site icon Telegrafi

Jeta nuk është e shkurtë, ju e bëni të duket e tillë

“Nuk është se kemi vetëm një kohë të shkurtë për të jetuar, por realiteti është se shumicën e kohës e shpenzojmë kot. Jeta është mjaft e gjatë, dhe një sasi e madhe e kohës na është dhuruar për t’i arritur majat, nëse veç e investojmë kohën siç duhet.

Por kur e shpenzojmë kohën në lukse të panevojshme dhe në aktivitete jo të mira, ne detyrohemi që në prag të jetës të kuptojmë se jeta ka shkuar para se ta kuptojmë ne se ka kaluar. Prandaj është kështu: jeta nuk është e shkurtë por ne e bëjmë të shkurtë.

Jeta është mjaft e gjatë nëse dini si ta shfrytëzoni atë”, kishte shkruar para 2000 viteve filozofi romak Seneca, transmeton Telegrafi.

Por çfarë do të thotë kjo thënie?

Kjo thënie është shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Seneca ka besuar se ne kemi shumë kohë në jetën tonë për t’i arritur qëllimet tona, por ne e shpenzojmë kohën në gjëra të pa rëndësishme.

Në kohën kur jemi në shtratin e vdekjes, ne e kuptojmë se sa kohë kemi shpenzuar kot, dhe vetëm atëherë e kuptojmë se jeta nuk është e shkurtë, por ne vendosim ta bëjmë të tillë.

Kësisoj, është mirë ta dëgjoni këshillën e Senecas, pra t’i shmangni lukset e panevojshme dhe aktivitetet jo të mira. Në sytë e Senecas, jeta juaj do t’ju duket më e gjatë nëse jeni më të përqendruar, më vigjilentë dhe më të disiplinuar. /Telegrafi/

Exit mobile version