Site icon Telegrafi

Jeta është shumë e shkurtër, nuk duhet ta shpenzojmë në dieta: Ky është çelësi i vërtetë për humbje të kilogramëve!

Ndiqni vetëm një rregull, edhe për të humbur peshë nuk do t’ju duhen as dieta, as stërvitjet.

Shumica e njerëzve në gjithë botën heqin të zitë e ullirit me kilogramët e tepërt.

E para ndër zgjidhjet më efikase për obezitetin gjithsesi janë dietat dhe stërvitjet, nëse shkaktar i shtresave yndyrore nuk janë problemet shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, as këto nuk mund t’ju ndihmojnë nëse nuk u përmbaheni rregullave të balancimit të energjisë! Aq më tepër, vetëm nëse i kushtoni kujdes kësaj këshille do t’ju ndihmojë që të humbni kilogramët e tepërt, pa dietë dhe pa stërvitje!

Rregulla e balancës së energjisë nënkupton:

– Nëse në organizëm fusim po aq kalori sa edhe i shpenzojmë, është e pamundur të shtojmë peshë.
– Kur në organizëm fusim më shumë kalori sesa shpenzojmë, natyrisht që do të shtojmë peshë.
– Në qoftë se shpenzojmë më shumë kalori sesa marrim, humbja e peshës është e pashmangshme.

E marrim si shembull blogistin Anthony Howard-Crow. Ky blogist nga Koloradoja ka bërë eksperiment interesant – gjatë njëqind ditëve ka ngrënë vetëm akullore.

Rezultati përfundimtar është fantastik – ka humbur 15 kilogramë!

Esenca është që Anthony i ka vënë vetes kufirin prej 2.000 kalorive në ditë. Aktivitetin fizik e ka shtuar në mënyrë që të shkrijë më shumë kalori sesa ka marrë, dhe vërtet pati sukses!

Provoni edhe ju, si duket ky është çelësi i vërtetë për humbje të përhershme të kilogramëve të tepërt! /Telegrafi/

Exit mobile version