Divorci nuk është thjesht shkuarja në gjykatë apo ndërmjetësimi rreth ndarjes së pasurisë. Fillon shumë muaj më herët dhe mund të zgjasë me vite
Çështja është, sa kohë na duhet për ta marrë veten pas ndarjes? Sa kohë vuajmë pas divorcit dhe kur jemi gati të shikojmë përpara?
Keni arritur në një pikë ku e kuptoni se nuk po shkon më kështu dhe vendosni të merrni masa. Jeni të vetëdijshëm që në një afat të shkurtër do të gjendeni në një vorbull dhimbjesh, vuajtjesh, zhgënjimesh dhe momentesh të vështira, por me kalimin e kohës edhe kjo do të ndryshojë.
Divorci nuk është një ngjarje që ndodh dhe përfundon brenda një dite. Periudha e divorcit mund të zgjasë nga disa muaj deri në disa vjet, transmeton Telegrafi.
Divorci nuk fillon me një padi për shkurorëzim dhe nuk përfundon me një vendim gjykate. Madje mund të themi se ekzistojnë tri lloje të divorcit – divorci si lloj kontrate biznesi, divorci me marrëveshje dhe divorci me konflikt të lartë.
Çështja që u intereson të gjithë njerëzve para divorcit është se sa do të zgjasë periudha e vuajtjes.
Nëse do t’u besojmë rezultateve të një studimi britanik të kryer dhjetë vjet më parë, vuajtja e divorcit zgjat saktësisht 17 muaj e 26 ditë. Të divorcuarit janë gati të vazhdojnë jetën vetëm pas një viti e gjysmë.
Kjo kohë është përcaktuar si një kornizë kohore e arsyeshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet për kujdestarinë e fëmijëve, çështjet e pasurive të paluajtshme dhe çështjet financiare.
Natyrisht, kjo është vetëm ana “praktike” dhe racionale e divorcit: historia përfshin gjithashtu një gjendje shteruese emocionale që duhet kapërcyer.
Gjashtë nga dhjetë të anketuar të divorcuar deklaruan se ishte më e vështira për ta të pranonin faktin e dështimit. Ndikimi emocional i divorcit është aq i madh sa pesë për qind e të anketuarve thanë se disa vite pas divorcit ata ende po përpiqen të pajtohen me të.
Një e pesta e të anketuarve pranoi me guxim se nuk do ta kapërcejë kurrë divorcin plotësisht, ndërsa 55 për qind e të anketuarve e ndjenin atë më keq. /Telegrafi/