Telegrafi

Jesus do të blihet nga Roma

LATINA, ITALY - AUGUST 10: Juan Jesus (R) of AS Roma in action during the pre-season friedly match between Latina and AS Roma at on August 10, 2016 in Latina, Italy. (Photo by Luciano Rossi/AS Roma via Getty Images)

Mbrojtësi brazilian, Juan Jesus duket se do ta vazhdojë karrierën edhe më tej te Roma.

Anësori i majtë është huazuar nga Inter për një vit me të drejtë blerje nga ‘Giallorosët’.

Por në marrëveshjen mes dy klubeve është përfshirë edhe një klauzolë se nëse Jesus arrin të luaj mbi 20 ndeshje do të blihet nga Roma.

Kësisoj ‘Giallorsoët’, pritet ta aktivizojnë edhe më tej Jesusin duke parë problemet që kanë në mbrojtje.

Për ta bërë të vetin Jesusin, Roma duhet t’i paguajë Interit një shumë rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/