Jesus Navas shpërtheu në lot teksa doli në fushë për herë të fundit me fanellën e Sevillas.
Sulmuesi i kthyer në mbrojtës do të tërhiqet nga futbolli në moshën 39-vjeçare.
Navas u përshëndet nga stafi dhe shokët e skuadrës ndërsa doli për të luajtur për herë të fundit.
Navas e filloi karrierën e tij si lojtar me Sevillan në vitin 2003 në moshën 15-vjeçare.
Ai luajti 924 ndeshje në karrierën e tij në klub duke shënuar 50 gola.
Veterani spanjoll fitoi katër herë Lig[n e Evropës, Ligën Premier me Manchester Cityn dhe Kupën e Botës me Spanjën në 2010. /Telegrafi/