Anësori spanjoll, Jesus Navas ka arritur të bëhet lojtari i parë që kap shifrën e 500 ndeshjeve me klubin spanjoll, Sevilla, gjatë barazimin të mbrëmshëm 1-1 kundër Athletic Bilbao.
Stadiumi Ramon Sanchez Pizjuan i dha Navasit një ovacion të madh duke e pritur si një legjendë e klubit, i cili ka fituar gjashtë trofe me ekipin.
Edhe kundërshtarët e Bilbaos i dhuruan atij në fanellë të klubit të tyre me numrin 500, shifër e paraqitjeve të tij.
👏 @JNavas, 500 official matches with @SevillaFC_ENG 🎩#SevillaFCAthletic #AthleticClub 🦁 pic.twitter.com/Q6l0MX4q5u
— Athletic Club (@Athletic_en) January 3, 2020
Navas, 34 vjeç, ka arritur këtë rekord të madh për klubin e tij të fëmijërisë, pavarësisht se ka kaluar katër vjet te Manchester City midis viteve 2013 dhe 2017.
Në total, lojtari ka 362 paraqitje në La Liga, 55 ndeshje në Copa del Rey, 46 në Ligën e Evropës, 30 në Ligën e Kampionëve, pesë në Superkupën e Spanjës dhe dy në Superkupën e Evropës.
Me një kontratë deri më 30 qershor 2021, dhe në sezonin numër 13 në klub, Navas është vendosur të vazhdojë numrin e paraqitjeve me Andaluzianët. /Telegrafi/
💥 @JNavas 💥
5⃣0⃣0⃣ appearances… WOW 😍#WeareSevilla https://t.co/m9JGgxoRbY
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) January 3, 2020
ℹ️ Before the start of #SevillaFCAthletic tonight, @JNavas, our captain, will receive a commemorative shirt marking his 500th game for #SevillaFC. 👏🏻 🔝#WeareSevilla pic.twitter.com/dhinTfFXdu
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) January 3, 2020