Site icon Telegrafi

Jese me një mesazh emocional për djalin e tij të sëmurë në muajin e tretë të lindjes (Foto)

Nyan, djali i Jese Rodriguez dhe Aurah Ruiz, ka mbushur tre muaj jetë.

Ylli i Stoke Cityt, ka postuar në Instagram një mesazh e emocionues, e gjitha kjo pasi ai lindi para kohe dhe kështu ka kompilime në zemër.

Ish-sulmuesi i Real Madridit ende është në spitalin Gran Canaria në Spanjë, pasi aty është duke u trajtuar i biri i tij.

“Sot ke mbushur tre muaj jetë dhe Nyan je gjithçka për ne. Ne do jemi gjithmonë me ty pavarësisht asaj që ndodh. Të dua shumë Aurah Ruiz”, ka shkruar Jese.

Lojtari ka marrë pushim nga klubi anglez dhe ka qenë afër djalit dhe gruas së tij që nga lindja.

“Një ditë më shumë, një ditë më pak”, është thurja (hashtag) që përdorin qifti kur postojnë foto me fëmijën e tyre.

Lojtari është i huazuar te Stoke, më herët ishte edhe te Las Palmas.

24-vjeçari e filloi mirë aventurën te Stoke, por fatkeqësisht u detyrua të lë klubin për shkak të rastit të lartpërmendur. /Telegrafi/

Exit mobile version