Site icon Telegrafi

Jese po shkakton probleme te PSG

 

Nënshkrimi i ri i PSG-së, Jese Rodriguez i ka thënë menaxherit Unai Emery, se ai nuk është i gatshëm për t’u ulur në stol për klubin këtë sezon.

Jese u bashkua me parisienët këtë verë në një marrëveshje prej 21 milionë euro nga Real Madrid dhe sulmuesi ka shprehur pakënaqësinë e tij pasi nuk iu është garantuar një rol titullari në Paris.

“Cavani është një lojtar i madh, por unë nuk jam zëvendësues”, ka thënë 23-vjeçari për Le Parisien, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Emery mezi pret rikthimin e Krychowiakut

 

“Unë erdha këtu me një dëshirë për të luajtur futboll në çdo ndeshje, edhe pse unë e di se ka lojtarë të mëdhenj në Paris”.

“Kam karakter të madh dhe përparojë me shpejtësi, nëse më provon mua, unë mund të jem një titullar”, përfundoi Jese. /Telegrafi/

Exit mobile version