Jermain Defoe ka veshur në tri periudha të ndryshme fanellën e Tottenham Hotspurs.
Futbollisti përjetoi një padrejtësi pasi u largua herën e parë prej skuadrës angleze, e cila gjë tek tani është korrigjuar.
Në fakt, në sezonin 2007/2008 skuadra londineze fitoi trofeun e Carabao Cup pas kohës shtesë kundër Chelseat.
Atëbotë, sulmuesi finalen e shikoi në Wembley si një anëtar i ri i skuadrës së Portsmouthit, në të ekip u transferua një muaj më parë dhe për shkak të transferimit u la pa medalje.
“Më kujtohet që dhashë kontributin tim për finalen. Pas kësaj ishte mirë të relaksohehesha dhe të shikojnë se si po e ngritin trofeun”, tha Defoe duke kujtuar fillimin e vitit 2008.
Por, si dhuratë për Krishtlindje skuadra e Tottenhamit ishte në zyret e klubit të Bournemouthit dhe i dorëzoi medaljen e artë ish-reprezentuesit anglez.
Ndryshe, Defoe theksojmë se ka pasur 276 dhe ka shënuar 91 gola për Tottenhamin. /Telegrafi/
🏅 Ten years on from helping @SpursOfficial to #EFL Cup glory at Wembley, @IAmJermainDefoe has received his winner's medal.
🎁 Not a bad Christmas present, eh!
👉 https://t.co/02azhWoGPn pic.twitter.com/V6S7S7B1Xa
— EFL (@EFL) December 24, 2018