Telegrafi

Jep dorëheqje trajneri i Rusisë

Rusia ka zhgënjyer totalisht në ‘Euro 2016’ duke u diskualifikuar që në fazën e grupeve, madje me një humbje prej 3-0 nga Uellsi.

Kjo paraqitje e ka detyruar trajnerin rus, Leonid Slutsky, të dorëhiqet nga drejtimi i ekipit raporton BBC sport, transmeton KP.

“U kërkoj falje tifozëve për paraqitjen në Evropian, federata duhet të kërkojë një trajner të ri për Botërorin 2018”,.

“Nuk kam çfarë të them. E vetmja gjë që mund të bëj është që të kërkoj falje ndaj tifozëve që na kanë mbështetur”.

“Na vjen shumë keq, sepse nuk arritëm të plotësonim asnjë pritshmëri duke u larguar me kokën ulur nga Evropiani. Skuadra zhgënjeu në organizim sepse nuk ka qenë asnjëherë e ekuilibruar”, ka thënë ai.