Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare: Armëpushimi është dorëzim ndaj Hamasit

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir ka dhënë dorëheqjen nga qeveria në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit.

Ministri i ekstremit të djathtë ka kritikuar më parë marrëveshjen si dorëzim ndaj Hamasit dhe kërcënoi se do të jepte dorëheqjen nëse ajo miratohej.

Bëhet e ditur se dy ministra të tjerë nga partia Otzma Yehudit e Ben-Gvir kanë dhënë gjithashtu dorëheqjen lidhur me marrëveshjen, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Partia Otzma Yehudit nuk është më pjesë e koalicionit qeverisës, por ka njoftuar se nuk do të përpiqet të rrëzojë qeverinë e Netanyahut.

Lexo po ashtu Vonesa në dorëzimin e listës së pengjeve, Netanyahu deklaron se nuk do ta zbatojë armëpushimin

Ndryshe, së fundmi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se armëpushimi nuk do të hyjë në fuqi deri sa Hamasi nuk zbulon listën e pengjeve.

Ndërkohë, Hamasi arsyetoi vonesën në dorëzimin e emrave për “arsye teknike në terren” dhe tha në një deklaratë se ishte i vendosur ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Në fazën e parë, marrëveshja do të bënte që 33 nga 98 pengjet të liroheshin gjatë gjashtë javëve – gjysma e të cilëve besohet se janë ende gjallë.

Pjesa tjetër do të lirohet në një fazë të dytë që do të negociohet gjatë së parës. /Telegrafi/

Exit mobile version