Telegrafi

Jep dorëheqje kryesuesja e Bordit të Drejtorëve të KRM “Ekoregjioni”

Kryesuesja e Bordit të Drejtorëve në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni” në Prizren, Atila Elshani Arzuallxhiu të premten ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Ajo ka konfirmuar për Telegrafin vendimin e saj, që të tërhiqet nga ky post prej datës 1 shtator 2024.

“Po sot kam dhënë dorëheqje”, ka thënë Elshani Arzuallxhiu.

Sipas saj një vendim i tillë është marrë për shkaqe personale. “Për arsye personale”, ka deklaruar shkurt ajo.

Atila Elshani Arzuallxhiu ka kryesuar Bordin e Drejtorëve të KRM “Ekoregjioni” nga data 23 janar 2023.

Ky bord mbikëqyr punën e drejtuesve ekzekutivë të kompanisë, duke përfshirë Kryeshefin Ekzekutiv dhe stafin udhëheqës.

“Ekoregjioni” ofron shërbime të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave, pastrimit të hapësirave publike dhe mirëmbajtjes së oazave të gjelbërta, sikurse edhe menaxhimin e varrezave të qytetit./Telegrafi/