Pas ndeshjes sё fundit tё barazhit dhe mbetjes sё KF Drenicёs nё Superligёn e Kosovёs nё futboll, në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e deritashme e KF Drenicёs i ka ofruar dorёheqje Nёnkryetarit tё Komunёs sё Skenderajt Fadil Nura, nga udhёheqja e KF Drenicёs.
Mё kёtё rast, Nura ka pranuar dorёheqjen e Kryesisё sё deritashme dhe e ka falënderuar pёr punёn dhe angazhimin nё udhёheqje tё klubit. Ai ka falënderuar edhe tё gjithё donatorёt pёr ndihmёn financiare qё i kanё dhёnё futbollit sezonin e kaluar.
Nura ka shprehur gatishmёrinё e institucioneve lokale pёr tё ndihmuar edhe mё tutje KF Drenicёn nё riorganizmim, si dhe nё aspektin financiar dhe teknik nё kuadёr tё mundёsive qё ka Komuna e Skenderajt.
Pas dorёheqjes sё Kryesisё sё deritashme, shumё shpejt do tё zgjedhet Kryesia e re e cila do ta udhёheqё KF Drenicёn nё sezonin e ri tё garave nё Superligёn e Kosovёs nё futboll.