Ne jemi të obsesionuar me Jennifer Lopez, jo vetëm për shkak të formave të trupit të saj por edhe për faktin se ajo është 47 vjeçare dhe ende është në top formë.
Ajo ka publikuar disa nga sekretet e saj për të shënuar vargun e hidratimit të trupit, për të vërtetuar se ajo nuk është duke pirë nga burimi i rinisë së përjetshme, shkruan The Mirror.
“Duaje veten! Mos u brengos se çka mendojnë të tjerët sepse kur e do veten dhe je e lumtur kjo reflekton në tërë trupin tuaj dhe kjo është ajo që ju bën të bukur.Jam e bindur 100 % se stërvitja është pjesë e asaj që më bën të lumtur. Kur vetëbesimi im bie unë vallëzoj, ende e konsideroj veten valltare me zemër dhe më pëlqen ajo”, tha këngëtarja 47 vjeçare.
‘Ne të gjithë duhet të shikojmë gjërat e bukura që duam për veten tonë, pavarësisht se sa trupi ynë krahasohet me dikë tjetër’, theksoi Lopez.