Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez, për muskuj të skalitur: Një stërvitje efektive 20 minutëshe është gjithçka që ju nevojitet!

Ajo është 50 vjeçe dhe ka një nga trupat më të bukur dhe të tendosur në industrinë e shou-biznesit

Jennifer Lopez pa dyshim që ka gjene të mira, por ajo gjithashtu punon shumë fort për të ruajtur kondicionin dhe definimin e trupit të saj, transmeton Telegrafi.

Dihet që J.Lo është një adhuruese e madhe e fitnesit dhe për të qëndruar në formë – stërvitet çdo ditë.

Sigurisht, trajnimet e vallëzimit dhe përgatitjet për shfaqje i kontribuojnë shumë kondicionit të saj të përgjithshëm.

Ky është një program 20-minutësh që është shumë efektiv, lëviz të gjithë trupin dhe në saje të këtij programi digjet një numër i madh i kalorive.

Ky sesion përfshin ushtrime aerobike dhe stërvitje të forcës.

Çfarë përfshin ky program fitnesi 20-minutësh?

▪ 400 metra vrapim të shpejtë,
▪ galiç me pesha (15 përsëritje),
▪ 10 pompa,
▪ ushtrime shpatullash me pesha (15 përsëritje),
▪ rresht i përkulur
▪ ushtrim për muskujt e shpinës (15 përsëritje).

Shikoni si duket trajnimi i J.Lo:

/Telegrafi/

Exit mobile version